Bulqizë – Kryemadhi: LSI jo në opozitë me qeverinë për statusin e minatorit

0
707

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se partia e drejtuar prej saj nuk është në opozitë në lidhje me statusin e minatorit.

Gjatë një takimi në Bulqizë, me këtë kategori, ajo tha se shuma për statusin është 10 mln euro, ndërsa kompanitë e kromit vetëm këtë vit ka fituar 40 mln euro.

KryemadhiNe këtu nga Bulqiza duam t’i themi qeverisë shqiptare që të vijë të ulet këtu dhe të bisedojë me ju. Po u themi që ne nuk jemi në opozitë me qeverinë shqiptare për Statusin e Minatorit. Në momentin që qeveria do ta sjellë këtë status në Kuvend votat e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë të gjitha, 19 vota, pro Statusit të Minatorit.

Sigurisht që i kërkojmë qeverisë që të largohet nga kazani i oligarkëve sepse ata pasurohen çdo ditë me mundin dhe me djersën e minatorëve. Vetëm për këtë vit janë fituar rreth 40 milionë euro dhe fatura e Statusit të Minatorit që kemi paraqitur ne në Parlament nuk është më shumë se 10 milionë euro në vit. Pra nuk është as 25 për qind të atij fitimi të pastër që merr vetëm nga renta minerare që paguan miniera. Nuk po llogarisim këtu dividendin, tatimin që vendoset, transportet apo naftën që shpenzohet dhe shumë e shumë gjëra të tjera. Nuk po llogaris as kontributin pafund 70-vjeçar të kësaj miniere apo edhe i shumë minierave të tjera.

Kryetarja e LSI-së tha gjithashtu se konfliktet politike kanë larguar partitë nga njerëzit dhe se forca e drejtuar prej saj dëshiron të bashkëbisedojë.

KryemadhiNe në fakt ia kam dhënë disa herë shansin Kryeministrit tonë për të qeverisur dhe nuk ia kemi dhënë shansin që meritojnë asnjëherë minatorëve. Ndaj është momenti që me këtë status t’ia japim shansin minatorëve sepse e meritojnë dhe ne si klasë politike ndihemi mjaft borxhlinj ndaj jush.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here