Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, pak orë para ndeshjes ka fiksuar edhe formacionin zyrtar që do të hedhë në fushë kundër serbëve të Partizanit të Beogradit.

 

 

Formacioni ka pak ndryshime me atë që korçarët hedhin në fushë kur luajnë edhe në kampionatin shqiptar. Në mes të shtyllave do të qëndrojë si gjithmonë Orges Shehi, ndërsa qendrën e mbrojtjes do t’a përbëjë dyshja Radas-Jashanica. Mici në të majtë dhe Vangjeli në të djathtë plotësojnë prapavijën e mbrojtjes, raporton “panorama sport”

Mesfusha do jetë e përbërë nga tre futbollistë, me Lilajn në qendër ndërsa në krahë të tij do jenë Gjergji Muzaka edhe Afrim Takun. Për t’i ‘bërë keq’ serbëve trajneri Ilir Daja ka vendosur në ta majtë Xhejms Adenji, Ali Sowe në qendër dhe Enis Gavazaj në të djathtë. Dy anësorët e sulmit në çdo top të vendasve kthehen në ndihme të mbrojtjes duke lënë Sowe të vetëm në sulm.

LEAVE A REPLY