Kuvend – Peleshi: Produktet bujqësore shqiptare shiten në BE me çmim më të lirë

0
789
Produktet bujqësore “Made in Albania” tregtohen në vendet e BE me çmime shumë më të lira se konkurrentët.

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi në interpelancën parlamentare nënvizon se pavarësisht kësaj tregu është i vështirë.

Peleshi: Domatet tona shiten 70% më lire në BE sesa partnret e tjerë të BE shesin në të. Bostani shtiet 50% më lire, gështenja 40% më lirë. Pra nuk është e cmimeve të larta, por janë disa cështje të tjera që ndikojnë.

Shkak për situatën e krijuar për ministrin është mungesa e çertifikatave të standardeve, por edhe për këtë Peleshi nënvizon se sëshpejti do të jepet zgjidhja.

Peleshi: 10 kompanitë e para janë duke u pajisur me çertifikatën global gab e cila ju jep akses në shumë prej supermarketeve të BE.

Ministri Peleshi pranon se kostot për fermerët janë shumë të larta dhe për këtë ai e vë theksin tek parcelizimi i tokës.

Peleshi: Sot nuk mund të bëjmë fjalë për kooperativat klasike, por ka disa forma të tjera sic janë termat me kontratë të cilat për hir të së vërtetës fermeri e ka të vështirë ta pranojë.

Duke nënvizuar se do të përfundojë regjistrimi i pronës në Hipotekë, ministri i Bujqësisë shton se do të punohet për një skemë të re taksës së vlerës së shtuar, por edhe për kontrollin e farërave për produktet bujqësore dhe mbi përdorimin e pesticideve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here