Nesër anketimi – Shansi i fundit për drejtorët, vendi i punës në duart e mësuesve

0
1429

Dy ditë pas paralajmërimit të Kryeministrit Rama për shkarkimin e 300 drejtorëve të shkollave, këta të fundit që nga dita e nesërme do të kenë shansin e fundit për të mbajtur postet.

Përmes një urdhri të lëshuar së fundmi, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla u ka lënë detyrë Drejtorive Rajonale që të anketojnë performancën e drejtuesve të institucioneve parauniversitare në datat 2 dhe 3 nëntor.

Vendimi vjen ndërkohë që pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama paralajmëroi largimin e rreth 300 drejtorëve që sipas tij, nuk përmbushin kriteret e duhura.

Urdhri i ministres Nikolla: 

  1. Në të giitha institucionet arsimore të sistemit parauniversitar të organizohet anketimi; “Për

performancën e drejtuesve të institucioneve arsimore publike të sistemit parauniversitar.

  1. Anketimi “Për performancën e drejtuesve të institucioneve mësimore publike të sistemit

Parauniversitar të realizohet në Drejtoritë Arsimore Rajonale më datë 02.11.2017 dhe në

Zyrat Arsimore më datë 3.11.2017.

  1. Anketimi të realizohet sipas procedurave, kerkesave të përcaktuara në metodologjinë

bashkëlidhur dhe pjesë e këtij urdhri.

  1. Procedurat e anketimit të monitorohen në çdo njësi arsimore vendore nga përfaqësues të

MASR, të përcaktuar në listën bashkëlidhur. Shpenzimet financiare të

mbulohen nga institucionet përkatëse sipas akteve ligjore dhe nëinligjore në fuqi.

  1. Ngarkohen për zbatimin e këtij Urdhri, Sekretari i Përgjithshëm, përfaqësuesit e MASR të ngarkuar për monitorim, IZHA, ISHA dhe DAR/ZA-të përkatëse”, urdhëron ministrja Nikolla.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here