Shqiperia po vuan mungesen e mjekeve anesteziste!

0
132

Shqipëria po vuan mungesën e mjekeve anesteziste, çka rrezikon moskryerjen edhe te nje operacioni te thjeshte. Shefi i shërbimit te reanimacionit, Ilir Ohri thotë se vendi po përballet me mungesa te mëdha anestezistesh neper rrethe.

 

Këta mjeke marrin pagat te ulëta ndërkohe që studimet janë të vështira dhe ato  shkojnë deri ne 12 vite.

 

Shume mjeke anesteziste po ikin nga Shqipëria dhe sipas Ohrit, ata largohen pasi nuk ndihen te vlerësuar financiarisht.

 

Kryetari i shoqatës se anestezi-reanimacionit, Tritan Shehu, jep alarmin se ne Shqipëri nuk po kryhen operacione, per shkak te mungesës se anestezisteve.

 

Nese nuk merren masa te menjëhershme per te zëvendësuar keta mjeke, vendi do te shkoje ne kolaps.

 

Ne Europe numri i mjekeve anesteziste ka rene ndjeshëm: sipas mjekeve arsyeja kryesore është vështirësia e kësaj dege, dhe koha e gjate e studimeve. Por vendet evropiane, kete problem po e zgjidhin duke marre mjeket e vendeve jashtë Bashkimit Evropian, duke plotësuar nevojat e tyre.

LEAVE A REPLY