Spahiu: Do i shkojmë deri në fund çështjes për statusin e minatorit

0
899

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu, vijon me mbështetjen e tij në kauzën e minatorëve.

Sot në një takim me minatorët në Bulqizë, së bashku me numrin një të LSI, Monika Kryemadhi, Spahiu deklaroi se kësaj historie do i shkojë deri në fund, që minatorët të përfitojnë statusin që u takon.

“Mirëdita të gjithëve, në fakt sot më duket pak më e lehtë takimi me ju sepse nuk vij si Rimi që kandidon në Bulqizë për të marrë mandatin në Bulqizë, por vij si Rimi që i ka prezantuar qeverisë shqiptare, Parlamentit Shqiptar një draft për statusin e Minatorit. Megjithatë emocioni dhe ndjenja është e njejtë. Jam plotësisht i angazhuar që kësaj historie ti shkojmë deri në fund sepse parimisht të gjitha partitë politike prej njëzet e ca vitesh kanë qenë dakord që statusi i takon minatorit, por asgjë nuk është bërë deri më sot”, u shpreh deputeti i LSI.

Spahiu deklaroi se edhe nëse qeveria nuk jep një përgjigje pozitive, LSI do i e çojë çështjen në komisionin parlamentar.

“Ky është momenti që ne të presim një përgjigje pozitive nga qeveria shqiptare por edhe nëse qeveria nuk e jep një përgjigje të tillë pasi ka atë hallin e financave të saj, ne do mundohemi ti shkojmë deri në fund si në komisionin parlamentar ashtu dhe në diskutimin në Parlament që do bëhet për statusin e minatorit”, tha Spahiu.

Ndërsa Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se të gjitha votat e LSI-së do të shkojnë pro statusit të minatorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here