“Strukturë fallike”, ja me çfarë e krahasoi Berisha-Ramën në Kuvend

0
857

Gjatë debateve në Kuvend ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha e ka krahasuar kreun aktual të qeverisë Edi Ramën me një “strukture fallike”.

“Je një strukturë fallike, nxirreni jashtë këtë strukturë fallike”, i drejtohet Berisha kryeministrit.

Debatet vijuan pas çështjes së Himarës, ku kryeministri Edi Rama reagoi menjëherë pas videos që Berisha i tregoi deputetëve në sallë dhe publikut, ku kreu i Qeverisë dëgjohej duke folur në gjuhën greke. Por kreu i qeverisë tha se nuk di të flasë greqisht, dhe sipas tij, ajo që paraqiti Berisha ishte fjala e tij përshëndetëse në një nga kongreset e Pasokut.

Sakaq, kryeministri Rama nuk ngurroi të thumbonte Berishën, duke u shprehur se ai i përdor gjuhët si ndërtim pa leje.

Duke u ndalur tek fjala e ish-kryeministrit, Rama tha se Berisha me fjalën e tij tregoi se i qëndron akoma marrëveshjes me Greqinë për detin.

*Strukturë fallike (Phallic Structure)” përdoret për ato objekte, ndërtesa, godina, sende apo çdo gjë tjetër fizike që ngjan me organin gjenital mashkullor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here