“Trekëndëshi i Rotterdamit” vjen në Shqipëri për emigracionin e paligjshëm, vizitë edhe në Shkoder

0
1274

Lufta kundër emigracionit të paligjshëm, trafikimit të qenieve njerëzore dhe krimet të organizuara është në fokus të vizitës së një delegacioni të lartë hollandez.

Ky delegacioni, i njohur ndryshe si Trekëndëshi i Rotterdamit për Rendin Publik dhe Sigurinë, i kryesuar nga Kryetari i Bashkisë së Rotterdamit, Ahmad Aboutaleb do të vijë për një vizitë zyrtare në Shqipëri nga data 2-6 nëntor.

Në njoftimin e mabasadës hollandeze thuhet se “Qëllimi i kësaj vizite është që të kuptohet situata në Shqipëri dhe faktorët që shtyjnë qytetarët shqiptarë drejt rrugëve të rrezikshme të emigracionit të paligjshëm. Së bashku me Organizatën Ndërkombëtare për Migracion, Hollanda dhe Shqipëria po organizojnë një fushatë informuese në lidhje me këtë çështje”.

Delegacioni do të takohet me aktorë të ndryshëm, qeveritare dhe jo qeveritare që punojnë në fushat e mësipërme. Mes tyre edhe me Ministrin e Brendshëm dhe kryebashkiakun e Tiranës.

Delegacioni gjithashtu do të ketë takime me homologët e vet në Shkodër dhe Durrës si dhe do vizitojë portin e Durrësit.

Drejtori i Policisë së Rotterdaimit Frank Paauë, Kryeprokurori i Rotterdaimit Marc van  Nimëegen, Drejtori i Aviacionit në Xhandarmërinë Mbretërore, në Ministrinë e Mbrotjes Brig. Gen Pieter Simpelaar do të jenë gjithashtu pjesëtarë të këtij delegacioni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here