Tritan Shehu paralajmeron protesta te medha kunder qeverise Rama

0
752

Deputeti demokrat Tritan Shehu, ka paralajmëruar sot, se opozita po përgatitet për protesta të mëdha kundër qeverisë Rama.

I ftuar në Report Tv, Shehu theksoi se situata në Shqipëri është kaotike, dhe për këtë ars7ye populli është gati të ngrihet kundër së keqes.

Ndërsa ka theksuar  se marrëveshja e 18 majit Rama-Basha është mbyllur, ndërsa mund të ketë zgjedhje të parakohshme politike.

“Marrëveshja është e mbyllur, ishte e vlefshme për kohën që u bë. Reforma zgjedhore është detyrim nga OSBE. Zgjedhjet politike mund të vijnë edhe para zgjedhjeve lokale, këtë e ka në dorë sovrani. Sovrani shpesh herë të detyron, në mënyra demokratike. Duke shfrytëzuar rrugët, sheshet dhe të gjitha mënyrat demokratike. Nuk më të them sekrete, por PD është duke punuar fort” deklaroi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here