Këto janë 2 patentat e skafit të Saimir Tahirit që u gjendën pranë 800 mijë eurove “cash”

0
7808

Ky duket te jete nje nga ato raste, kur realiteti e tejkalon imagjinaten. Historia është kjo: Një shoferi i bëhet thirrje të ndalojë në një postobllok policie në rrugë. Ai nuk pranon, por shton shpejtësinë. Policia e ndjek, e ndalon dhe zbulon se ai ka me vete 800 mijë euro “cash” dhe ka 2 patenta në emër të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Policisë “i plas bomba” në dorë dhe deklaron: i ndaluari ka mik shoferin e Saimir Tahirit dhe shoferi i Saimir Tahirit ka harruar në këtë makinë patentat e Saimir Tahirit. Mos e besoni po deshët: patentat jane leje drejtimi per skaf…

NJOFTIMI PER NDALIMIN E OREST SOTES

Zyrtarisht, Policia njofton se: Me datë 02. 11. 2017, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.S vjeç 25, banues në Tiranë, administrator i një subjekti privat sh.p.k pasi më datë 01.11.2017, në rrugën nacionale, në fshatin Balldren, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin “Land Rover” dhe nga kontrolli në mjet ju gjetën e bllokuan një sasi e madhe eurosh, i cili pretendonte se do t’i përdorte për likujdimin e faturave, por të pa shoqëruara me dokumentin e origjinës.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për Veprat Penale parashikuar nga nenet 291, 242 e 180 të Kodit Penal.

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka denoncuar sot se Orest Sotës i janë gjetur në makinë 800 mijë euro dhe dy patenta për drejtim makine, në emër të Saimir Tahirit.

Për akuzën e fundit, nuk thuhet asnjë në njoftimin zyrtar të Policisë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here