Kyemadhi: Qeveria aktuale ka rënë moralisht e politikisht

0
947

Nga Gjirokastra ku takoi anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së, kryetarja e kësaj partie Monika Kryemadhi akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama se po varfërojnë vendin për shkak të lidhjes së tyre më bandat dhe narkotrafikun.

Kryemadhi: Shqipëria nën drejtimin e kësaj qeverie dhe këtij kryeministri të lajthitur e të kapur peng, po na çon drejt një narkodiktature, ku në bazë ka krimin, mafien dhe varfërinë në popull. Sot kemi një qeveri që nuk punon, por përfaqëson 4 familjet mafioze siç e ka thënë dhe ambasadori Lu.

Ndërkohë, sipas Kryemadhit, qeveria aktuale ka rënë moralisht e politikisht.

KryemadhiPapunësia, varfëria dhe situata e rëndë ekonomike ka përfshirë çdo pjesë të shoqërisë sonë. Për herë të parë në historinë e pluralizmit, gjendemi në situatë ku kemi një qeveri të rënë moralisht dhe politikisht që është strukur për të mbuluar lidhjet me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.

Shqiptarët ja kanë dhënë disa herë shansin Edi Ramës, por politika shqiptare nuk ua dha asnjëherë shansin shqiptarëve. Rruga ku na ka futur qeveria po na çon drejt një humnere pa shpresa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here