Meta priti ne takim te vecante Ministrin e Brendshem te Republikes Italiane Marco Minniti,ja cfare u diskutua

0
780
f4249ab5-e277-410d-bf63-c9bc09ffc622

 Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim të veçantë, Ministrin e Brendshëm të Republikës Italiane, zotin Marco Minniti. Duke vlerësuar partneritetin strategjik mes dy vendeve, Presidenti Meta, u ndal në mënyrë të veçantë në bashkëpunimin e gjatë dhe intensiv për çështjet e sigurisë dhe të luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Të dy bashkëbiseduesit përshëndetën rezultatet konkrete dhe koordinimin efikas mes organeve ligj-zbatuese në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të drogës dhe ndanë të njëjtin mendim se, në këtë luftë është shumë e rëndësishme që të mos ketë të paprekshëm dhe të goditen nivelet e larta të krimit. Presidenti Meta, vlerësoi rolin vendimtar të Italisë dhe të Antimafias italiane në luftën kundër krimit të organizuar dhe garantimin e një të ardhme më të sigurt në të dy brigjet e Adriatikut, si dhe theksoi se Shqipëria është sot në një moment shumë të rëndësishëm për ndërtimin e një ekonomie të shëndetshme e të qëndrueshme, larg burimeve kriminale.

Ministri i Brendshëm Minniti e konsideroi të rëndësishëm bashkëpunimin mes agjencive të të dy vendeve dhe shprehu angazhimin e tij për vijimin e mbështetjes italiane në forcimin e fuqisë goditëse kundra trafiqeve të drogave, si dhe të kapaciteteve investiguese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here