Ministrja Qato takim me sipermarresit e biznesit ne Koplik

0
1520

Në kuadër të procesit të vazhduar të kosnultimeve dhe dëgjesave publike me sipërmarrjen në vend, ky muaj dhe muaji i ardhshëm do ta shohë Ministren e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, në gjithë Shqipërinë, krah bizneseve që kanë shfaqur problematika dhe që kanë nevojë për ndërmjetësim me institucionet përgjegjëse.

Gjatë vizitës së sotme në Koplik të Malësisë së Madhe, Ministrja Qato zhvilloi një takim ndërmjetësues mes një sipërmarrje lokale, të rëndësishëm në ekonominë e zonë, dhe Bashkisë Koplik, të përfaqësuar nga Kryetari i Bashkisë, Tonin Marinaj. Sipërmarrja në fjalë është një shoqëri e krijuara me investim të huaj dhe vendas, me aktivitet në fushën e energjitikës.

Gjatë takimit u ngritën problematika e biznesit në fjalë dhe ju ofrua zgjidhje brenda kornizave të kuadrit ligjor. Takimi me administratorët dhe punonjës të tjerë shërbeu dhe për të disktuar problematikat kryesore që prekin këtë industri si dhe mundësitë e ndryshme për zhvillim e saj të mëtejshëm.

Ministrja Qato në një intervisrtë për mediat u shpreh se “ Ne do të jemi pranë cilitdo sipërmarrës që shfaq problematic konform kuadrit ligjor. Sot trajtuam së bashku me zotin Marinaj problematikën në fjalë e cila gjeti zgjidhje për të vijuar dhe rritur aktivitetin e saj.”
Gjithashtu ajo u ndal tek rëndesia e proceseve te ristrukturimit dhe deregullimit, si pjesë e zotimit të Qeverise Shqipëtare për të lehtësuar barrën burokratike jo vetëm mbi shpatullat e qytetarëve, por edhe sipërmarrjes.

Qeveria shqiptare, në kuadër të bashkëqeverisjes, koalicionin me qytetarët e vendit dhe sipërmarrjen, e shikon si një domosdoshmëri dhe nevojë të patjetërsueshme për përmirësimin e klimës në biznes, rritjen e mirëqenies dhe të standarteve të jetesës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here