Qato ndermjeteson me biznesin

0
764

Ministrja premton lehtesi te kuadrit ligjor ne zonat gri

Nga Tirana udhëtoi drejt Malësisë së Madhe për të ndërmjetësuar mes kësaj bashkie dhe një biznesi qe operon në fushën e energjitikes në këtë zonë. Ministrja e shtetit për mbrojtjen e sipermarrjes Sonila Qato nisi kështu konsultimet por edhe degjesat publike me sipermarrjet. Ajo u ndal  tek rëndesia e proceseve te ristrukturimit dhe deregullimit, si pjesë e nismes se qeverise për të lehtësuar barrën burokratike jo vetëm mbi shpatullat e qytetarëve, por edhe sipërmarrjes.

Qato shtoi se sot është domosdoshmëri përmirësimi i klimës së biznesit, per rritjen e mirëqenies dhe standarteve të jetesës.

Pas Malësisë së madhe ajo u zhvendos në Shkoder, në një takim me anëtarë të dhomës së tregtisë. Duke pranuar se të besh biznes ne Shqiperi nuk eshte e thjeshte, pasi ka problematika dhe ceshtje per tu trajtuar, ajo shtriu dorën e bashkëpunimit me këtë sektor.

Anetaret e Dhomes se Tregtise dhe Industrise ne Shkoder kerkuan qe te gjendet nje menyre si te stimulohet terheqja e fuqise punetore dhe theksuan se problemi me i madh eshte burokracia nder njerez.

Gjate takimit u ngriten problematika te ndryshme, ku ministrja Qato premtoi zgjidhjen e tyre brenda kornizave te kuadrit ligjor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here