Një muaj pasi u përzgjodhën si zëvendësministra në Qeverinë e drejtuar nga Edi Rama, tre shqiptarët e Kosovës kanë marrë të premten zyrtarisht shtetësinë shqiptare.

Presidenti Ilir Meta dekretoi dhënien e shtetësisë shqiptare për Besa Shahinin, Hajrulla Çekon dhe Valbona Shujakun. Valbona Shujaku do të mbajë postin e zv.ministres së Kulturës. Më parë, ajo ka drejtuar Departamentin Kulturës në Komunën e Prishtinës.

Hajrulla Çeko mban postin e zv.ministrit të Mjedisit dhe Turizmit. Më parë ai ka drejtuar në Kosovë organizatën “Ec ma ndryshe”. Besa Shahini do të jetë zv.ministre e Arsimit. Ajo është analiste dhe hulumtuese e çështjeve të integrimit evropian dhe politikave arsimore.

LEAVE A REPLY