Zbardhet deshmia e biznesmenit i ndaluar nga policia pasi nuk iu bind urdherit te efektiveve

0
859

Media zbardh dëshminë e biznesmenit që u ndalua nga policia e Elbasanit më 1 nëntor pasi nuk iu bind urdhrit të efektivëve. Biznesmeni O.S. u kap me 800 mijë euro dhe dy dëshmi aftësie për drejtim mjeti në emër të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

 

 

Ai ka rrëfyer në polici se paratë ishin të babait të tij për një pagesë. Në lidhje me dy patentat e Tahirit, biznesmeni ka thënë se i kishte harruar shoferi i tij, që ishte mik me të.

“Paratë ishin të babait tim për një pagesë për blerje hekuri në Elbasan. Ndërsa për sa iu përket patentave në emrin e ish-ministrit, ato i harroi shoferi i tij, që është mik i imi. Ne lëvizim shpesh bashkë”, ka rrëfyer biznesmeni.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here