“800 mijë eurot”, Vasili: Ngjarja u fsheh në mënyrë mafioze nga policia. Xhafaj po mbron pushtetin e Ramës

0
782

 Pas kapjes së në biznesmeni në Elbasan me mbi 800 mijë euro në makinë dhe dy patentat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka ardhur edhe reagimi i parë nga LSI.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili pyet sot pse heshti për ditë të tëra Ministria e Brendshme. Ai thotë se ngjarja u fsheh në mënyrë mafioze nga policia, ndërsa akuzon Ministrinë e Brendshme se po mbron pushtetin e kryeministrit duket shkelur ligjin.

STATUSI I VASILIT
Pse heshti(?!)…..për ditë të tëra Ministria e Brendshme për 863 mijë eurot?
Banditizmi u shfaq sheshit me 863 mije euro të pista nëpër makina, shto patentat e ish-ministrit etj….

Ngjarja u fsheh në mënyrë të turpshme dhe mafioze për ditë të tëra nga policia.

Ministria e Brendshme heshti. Është palë?! Apo mbron pushtetin e kryeministrit dhe ish-ministrit duke shkelur ligjin? Ka presion që të mos flasë? Do vazhdojë të bashkëjetojë me këtë polici të kapur kokë e këmbë nga krimi? Duke mos folur, a mos ndihmon të fshihen provat?

Përgjigjja e qartë dhe me veprime të forta e këtyre pyetjeve ndan përfundimisht se me kë është ministri dhe ministria e Brendshme me shqiptarët kundër krimit dhe trafikantëve apo me kryeministrin që hesht përpara krimit dhe trafikantëve klientë të tij, si edhe u mbyll gojën të tjerëve për të mos folur për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here