Aksidenton 39-vjeçaren, e çon në spital dhe zhduket

0
2086

Një 39 vjeçare është plagosur rëndë në një aksident rrugor paraditen e sotme në lagjen “24 Maji” në Vlorë.

Shtetasja me iniciale A.Ç u përplas nga një automjet në rrugën Transballkanike.

Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit pasi ka transportuar për në spital të dëmtuarin, është zhdukur, duke i shpëtuar arrestimi.

“Drejtuesi i mjetit pasi e ka aksidentuar e ka transportuar të dëmtuarën në Spital dhe më pas është larguar. Policia ka identifikuar targën e mjetit dhe të dhënat por për arsye hetimi nuk behën me dije. Shtetësia ka marrë dëmtime të rënda por është jashtë rrezikut për jetën”, sqaron deklarata.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë kapjen e shtetasit dhe  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here