Basha këmbëngul: 800 mijë euro ishin të Tahirit. Ja si u zhvendos mjeti lundrues i tij nga porti i Durrësit

0
921

 Kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar sot se 800 mijë euro të gjetura në makinën e biznesmenit të arrestuar në Elbasan janë të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ashtu si edhe dy patentat për mjetet lundruese.

Basha shkruan sot se njëri prej këtyre mjeteve lundruese u zhvendos nga porti i Durrësit me 19 tetor, dy ditë pasi dolën përgjimet e Habilajve. Ai thotë se patentat ishin për për drejtim mjetesh lundrimi të tonazhit 20 deri 100 ton.

DEKLARATA E BASHËS
Burime të sigurta informojnë se:
“1. E gjithë shuma prej 800 mijë euro është e Sajmir Tahirit, ashtu si dy patentat për drejtim mjetesh lundrimi të tonazhit 20 deri 100 ton.

2. Njëri prej këtyre mjeteve lundruese u zhvendos nga porti i Durrësit me 19 tetor, dy ditë pasi dolën përgjimet e Habilajve.

3. O. S. ka mohuar njohjen me Tahirin ndërkohë që rezulton se me këtë makinë kanë lëvizur disa herë jashtë shtetit bashkë.

4. Me urdhër të Çakos dhe Fatmir Xhafës dhe me porosi të Edi Ramës është fshehur nga njoftimi paraprak i policisë, shuma e parave dhe kapja e dy lejeve të drejtimit për mjete lundruese 20 dhe 100 ton, në emër të Sajmir Tahirit.”

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here