Denoncimi/ Këlliçi: Ja si u shpërblye Sota për besnikërinë ndaj Ramës dhe Tahirit

0
1934

Orest Sota, i cili u arrestua një ditë më parë nga policia e Elbasanit, të cilit ju gjetën 800 mijë euro në makinë si dhe dy patenta për drejtim jahti të ish-ministrit të Brendshëm,  Saimir Tahiri, rezulton se ka dhe një biznes të tijin.

Me anë të këtij biznesi ai ka mundur që të fitojë edhe një tender me vlerë 1 miliardë lekë, ndërkohë që nuk ka asnjë eksperiencë pune.

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, ka publikuar edhe tenderin e fituar nga Sota, ndërkohë që biznesi i tij nuk figuron të ketë asnjë kontratë tjetër pune.

Ja denoncimi i Këlliçit:

Orest Sota pa asnje eksperience ne biznesin e tij, ja doli te fitoje tenderin mbi 1 miliard leke vetem dy muaj me pare.

Orest Sota të cilit iu gjetën në makinë 863 mijë eurot e Saimir Tahirit dhe dy patentat e tij, është i njohur për lidhjet e vecanta dhe me kryeministrin e Edi Rama.

Kjo lidhje i ka mundësuar kompanisë së Orest Sotës të përfitojë ndonëse pa asnjë eksperiencë dhe një tendër prej 1 miliard e 106 milion lekesh me date 05.09.2017 nga OSHEE sha Vlore per: “Ndërtim fideri i ri, N/St Mifol, për zonën Novoselë – Akërni – Bishan si dhe rrjet TU me ABC”.

Kompania nuk ka ne bilancin e asaj asnje pune dhe asnje aktivitet tjeter pervec ketij tenderi.

ECO CONSTRUCTION & PARTNERS shpk është themeluar më 16.02.2015 në 100% pronesi të shtetasit OREST SOTA. Deri më 13.12.2016 shoqëria quhej IKONA CONSTRUCTION shpk dhe më pas ka ndryshuar emrin ne ECO CONSTRUCTION & PARTNERS shpk, sërisht në pronësi 100% të shtetasit OREST SOTA.

Orest Sota duket se është shperblyer jo pak për besnikerine e treguar ndaj Rames dhe Tahirit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here