Thursday, June 20, 2024
Home Aktualitet HEC-et dhe rreziku i zonave te mbrojtura!

HEC-et dhe rreziku i zonave te mbrojtura!

0
936

Dedej: Ne te ardhmen do  ndalojme ndertimin e tyre ne kete zona

 

 Paradokset nuk kanë të ndalur në Shqipëri dhe rreziku që po i shkaktohet natyrës nga dora e njeriut sa vjen dhe rritet, kur do të duhej të ndodhte e kundërta. Ndërtimi i hidrocentraleve në zonat e mbrojtura është një prej këtyre fenomeneve që ka ndarë në dysh qëndrimet e shoqerise civile dhe politikës e sistemit të drejtesisë. Ndërsa gjykata administrative në Tiranë i ndezi dritën jeshile një vepre të tillë në Valbonë, drejtori i zonave të mbrojtura Zamir Dedej deklaron nga Shkodra se në të ardhmen do të ndalohet një nisëm e tillë në këtë zona. Por vendimi i drejtësisë i dha një goditje të rëndë një prej perlave të natyrës, siç është parku kombëtar i Valbonës në Tropojë.

Të njëjtin fat duket se do të ketë me bekimin e qeverise edhe Lumi Shalë. Dedej thotë se ai është jashtë zonave të mbrojtura, por harron se ai burin nga Thethi, i cili është pjesë e kësaj trashegimie.

Dhenien me konçension për 35 vite, ujrat e këtij lumi për ndërtimin e një hidrocentrali, e kundërshtoi edhe bashkia Shkoder pak javë më parë. Ajo ka dërguar nje shkrese në ministrinë e linjës ku kerkon sqarim per kete vendim, ndersa menjehere pas propozimit reagimet kane qene te shumta, kryesisht nga shoqeria civile dhe ambjentalistet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here