Kush janë 3 kandidatët për pozicionin e Drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil?

0
1252

 

Pas shpalljes së pozicionit vakant të drejtorit ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil dy javë më parë, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë mbërritur një sërë aplikimesh për këtë post, nga ku 12 plotësonin kriteret e vendosura.

Në fund të procesit të vlerësimit të kandidatëve mbi kriteret preferenciale, MIE ka publikuar edhe renditjen e aplikantëve, në bazë të së cilës 3 kandidatët e vlerësuar me pikët më të larta do të thirren për të zhvilluar fazën e tretë të konkurrimit, intervistën me gojë.

Por kush janë 3 kandidatët që mbetën në garë për pozicionin e Drejtorit të këtij autoriteti?

Krislen Keri, i cili mori vlerësimin më të lartë, 5.5 pikë, nuk është një emër i panjohur për mediat e as për botën e aviacionit civil. Ai deri një vit më parë mbante pozicionin e Drejtorit të Projekteve dhe PPP-ve në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, asokohe drejtuar nga Haxhinasto. Ndërkohë që nga Nëntori 2013 deri në Nëntor 2015 ka shërbyer edhe si Këshilltar i Ministrit për Aviacionin.

Keri në vlerësim ka humbur vetëm 0.5 pikë, që do të thotë se plotëson pjesën më të madhe të kritereve shtesë, si: studimi në fushën e aviacionit civili dhe eksperiencë pune në këtë fushë. Kjo konfirmohet nga jetëshkrimi i tij, ku tregohet se ka studiuar për Menaxhim Aviacioni në Universitetin Embry-Riddle Aeronautical, si edhe ka mbajtur postin e oficerit të sigurisë së cilësisë pranë autoritetit ku sot kandidon për drejtor.

Arsimi i tij parësor ka të bëjë me Menaxhimin e Biznesit Ndërkombëtar, degë ku ka studiuar pranë Universitetit Oxford Brookes. Në këtë fushë, ai ka punuar edhe si lektor në Fakultetin Ekonomik deri në vitin 20016.

Emri i dytë i renditur më lart, me pikë të barabarta me vendin e tretë, 4.5, është Feliks Baci, kandidat i cili ka vite në fushën e transportit ajror civil në Shqipëri. Karriera e tij nis në vitin 1983, kur deri në vitin 1991 ka mbajtur postin e përgjegjësit për Marrëveshjet dhe Çështjet e Shërbimit Ajror në Ministrinë e Transportit.

Pas ndryshimit të sistemit, Baci u vendos si zëvendësdrejtor i përgjithshëm i “Albanian Airlines”, linjës e krijuar si sipërmarrje e përbashkët mes Aeroportit të Tiranës dhe Tyrolean Airëays. Ai ndenji plot 14 vjet në këtë kompani, ku 10 vitet e fundit në postin e asistentit të Drejtorit të Përgjithshëm dhe Menaxherit Tregtar, dhe 5 vitet e fundit si kryetar i bordit të kësaj kompanie.

Prej vitit 2005, Feliks Baci ka shërbyer si zëvendësdrejtor në Autoritetin e Aviacionit Civil, duke mbajtur për një periudhë të shkurtër edhe pozicionin e drejtorit.

Emri i tretë që mbyll listën e shkurtër të kandidatëve është ai i Arben Sulës, një tjetër emër me peshë brenda Autoritetit të Aviacionit Civil. Inxhinier Sula ka qenë gjithashtu prezent që në fillesat e Drejtorisë së Aviacionit Civil, në vitin 1991, duke u zgjedhur nga radhët e Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror.

Në karrierën e tij të gjatë, Sula ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Trafikut Ajror dhe drejtorin e Divizionit teknik pranë “Albcontrol”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here