Lorenci, Voltana dhe By Pass-i, 7 vite telenovele!

0
1432
Projekti me vlere 55 milione euro i cili filloi ne vitin 2010 dhe parashikonte ndertime komplekse inxhinjerike per nje rruge qe kalon ne nje zone te njohur per pranine e ujerave te bollshme, nuk u perfundua asnjehere por thjesht sherbeu si nje telenovele me seri politike.

Pa nisur mire puna ne terren ai ishte nje projekt qe u kundershtua nga komuniteti dhe specialistet e mjedisit, ndersa ne bashkine Shkoder as atehere dhe paradoksalisht as sot nuk dinin çfare po behej ne territorin e tyre, por nuk guxonin te flisnin per shkak te “politikes” se madhe qe ishte ne mes, e asokohe ishte pikerisht qeveria Berisha qe po merrte nje nisem te tille.

 

Tabela e nje investimi te madh su duk kurre ne ate territor, e shifrat sebashku me kilometrat vetem ndryshonin, sikur te ishin kilometrazhi i nje automjeti ne ecje. Me 5 tetor 2011 u hap tenderi per By passin i cili kishte si vlere fillestare 1.860.390.456 leke, me nje gjatesi 4.5 km dhe nje gjeresi qe shkon nga 11 metra deri ne 54 metra. Ky investim mendohej te beje te mundur shpetimin e pjeses perendimore te qytetit nga permbytjet e liqenit.

Nga ana tjeter do te sherbente si rruge unaze per lidhjen e Shkodres me autostraden Shkoder-Hani i Hotit dhe rrugen nacionale Shkoder-Tirane dhe Shkoder- Velipoje. Por e veçanta e gjithe kesaj situate te kthyer ditet e fundit me te drejte ne qender te vemendjes, ka po ata protagonist, veçse ne role te tjera, e me nje qeveri te re.

“Lufta e rihapur Ademi – Luka” me sfond By Pass-in. Sot si kryetare bashkie, Voltana Ademi kur mori jete ky projekt ishte prefekte e Shkodres. Por ne ate kohe nuk guxoi te hape gojen perballe asaj çfare po servirte qeveria e saj, edhe pse kundershtimet nga komuniteti ishin te shumta, madje edhe nga myftinia Shkoder. Per By pass-in, ne 7 Mars te 2012 ajo priti ne nje takim me dyer te mbyllura perfaqesuesin e myftinise Arben Halluni pikerisht per te biseduar per “projektin imagjinar”, pasi ne leter askush nuk po e shihte. Perfaqesuesit ligjor te myftinise kane shpalosur asokohe ne zyren e prefektes pretendimet e ketij institucioni ne lidhje me pronat ne Shkoder, se bashku me dokumentacionet perkatese.

E pyetur ne ate periudhe prefektia Ademi ka theksuar se pretendimet e myftinise sipas edhe dokumentacioneve te paraqitura qendrojne. Ajo ka shtuar se pervecse do te dergoje nje shkrese zyrtare ne ministrine e transportit, do te zhvillojne ne Tirane edhe nje takim me palet per ti paraqitur pretendimet e myftinise, por edhe te qytetareve te tjere ku kalon ky investim dhe prek pronat e tyre.

Kjo per ti dhene ketyre te fundit nje pergjigje te plote zyrtare bazuar ne ligjet perkatese te shtetit. Por atehere heshti sepse qeveria e saj e ktheu pa pergjigje Ademin, e cila 4 vite me vone, ne 2017-en inicion nje show publik per te shenjestruar paraardhesin e saj Lorenc Luka mbi projektin qe kurre su perfundua, e pasojat ende i ka te fresketa ne kete komunitet.

Por telenovela By Pass per kujtese te bashkise Shkoder, u kundershtua ne ate periudhe edhe nga e majta qe sot qeveris vendin e po investon mbi kete bazament qe nuk ka qofte nje projekt te vetem mirefilltazi te perkthyer ne letra.

Ne 14 Maj 2012 edhe partia socialiste e Shkodres atehere ne opozite, permes kryetarit Genc Uruçi e kundershtoi By Pass-in, me argumentin se po demton vlerat historike e arkeologjike te qytetit. Duke e cilesuar nje projekt absurd dhe aspak te studiuar, Uruçi i kerkonte bashkise Shkoder te ndaloje punimet dhe te ngreje nje tryeze te gjere pune per te propozuar variantin me te mire qe nuk prek keto vlera te qytetit.

Debatet vijuan, ashtu si edhe dalje mediatike sa per show si rasti i ministrit te ndjere Sokol Olldashi, apo numri dy i dikasterit qe ai drejtonte Ernest Noka i cili madje premtonte se ne 2013-en, pikerisht perpara zgjedhjeve te pergjitshme parlamentare by pass-i do te inaugurohej i perfunduar, por gjithmone vetem me fjale e ne letra, sepse ne terren ritmet ishin me hapa breshke per pak muaj, e me pas punimet u nderprene plotesisht.

Ne 2017-en ky By pass doli qe nuk ploteson asnje kusht teknik per te mbrojtur Shkodren nga permbytjet sic ishte premtuar e trumpetuar me te madhe, por nga ana tjeter edhe po shkaterronte pasurite ujore te liqenit te Shkodres, zone e mbrojtur Ramsar.

Tashme lojrat politike dhe fjalet boshe jane vetem nje seri me shume ne kete telenovele qe ende nuk dihet kur do ta kete seline finale, por ne Shkoder Gjergj Mullaga ka lene nje shprehje qe i shkon me se miri per shtat by pass-it: “Fundi dalt hajr”!!!/ShkodraNews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here