I ftuar në Marok në Konferencën e Dhjetë të Politikave Botërore, kryeministri Edi Rama vlerësoi marrëdhënien e përmirësuar Shqipëri-Serbi.

Rama tha se vendet duhet të zgjedhin bashkëpunimin në funksion të së mirës së përbashkët të dy popujve dhe theksoi se nëse Serbia do të njohë Kosovën do të lehtësohet nga barra e së shkuarës.

RamaAjo që unë shoh si një pasqyrim shumë pozitiv të kësaj, është sesa shumë gjërat po ndryshojnë për sa i përket popullsisë. Është një mënyrë e re e të jetuarit në Ballkan, një mënyrë që është rrënjësisht e shkëputur nga kultura sesi jetonim në të kaluarën. Bindja ime është, ka qenë gjithmonë dhe mbetet që, duke njohur Kosovën, Serbia do të bëjë një hap të madh përpara dhe do të lehtësohet nga një barrë e së kaluarës, e cila është pengesë për të parë drejt së ardhmes më e lehtësuar.

Rama gjithashtu u shpreh se vendet e Ballkanit ndodhen në një moment historik, atë të integrimit evropian, duke kërkuar edhe ndihmën e BE-së për të mos e lënë rajonin në një zonë gri ku aktorë të tjerë mund të ndikojnë.

RamaGjendemi në një moment të ndryshëm historik, krahasuar me fazën e zgjerimit të shpejtë të fillimit. Tashmë përballemi me nevojën për të kompletuar procesin e nisur. Nuk bëhet fjalë vetëm për zgjerim, por për përfundimin e këtij procesi. Mbi të gjitha, qëndron nevoja strategjike e Evropës për të mos lënë Ballkanin si një zonë gri, ku aktorë të tjerë mund të fusin duart dhe të promovojnë axhendat e tyre, duke nxitur konflikte të mundshme.

Kryeministri tha se Ballkani është pozicionuar qartë pro Bashkimit Evropian dhe se po punon fort për këtë perspektivë.

LEAVE A REPLY