Partia Demokratike dënon me forcë aktin kriminal sipas saj, të vendosjes së lëndës shpërthyese në banesën e kryebashkiakut të Matit, Nezir Rizvani.
“Partia Demokratike shpreh shqetësimin për rastet e përsëritura të kërcënimeve dhe akteve kriminale ndaj të zgjedhurve të Partisë Demokratike.
Ne i kërkojmë me urgjencë policisë dhe prokurorisë të zbulojnë autorët, të zbardhin ngjarjen, e të vendosin para ligjit përgjegjësit”, thuhet në reagim.