Shkodrani Ymeraj feston golin e parë Superior

0
1387

Ersil Ymeraj është në moshën 23-vjeçare dhe tashmë mund të quhet në kulmin e karrierës. Shkodrani është një lojtar kyç te Kamza dhe pas disa sezonesh shumë të mirë, me 14 gola në 3 vite në Kategorinë e Parë, tashmë ka shënuar edhe në Superiore. Jo një gol dosido, por gol fitues ndaj Partizanit. Shkodrani, tashmë një veteran te Kamza, ka folur në Supersport pas suksesit të sotëm: “Jam shumë i kënaqur që goli im i parë erdhi në një ndeshje të tillë, ndaj një rivali me emër si Partizani. Luftojmë shumë, nga minuta e parë deri në fund, ndaj edhe zoti të shpërblen në fund.

“Jemi vetëm 3 lojtarë nga sezoni i shkuar në skuadër, nuk e prisnim që të ecnim kaq mirë të them të drejtën, tani duam të vazhdojmë kështu. U nisëm pa synime të mëdha, por po luajmë mirë e po marrim rezultate, duke qenë në rrugën e duhur.

“Fitoret në fund? Luajtëm me kujdes të madh sot dhe prisnim hapësirat në kundërsulm në fund. Megjithatë, jo gjithmonë luajmë kështu, kundër Vllaznisë ishim superiorë dhe fitorja në fund ishte rastësi, jo se menduam vetëm të mbroheshim”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here