Shpërthimi në Burrel, deputetja e PD fajëson qeverinë: Nëse s’je në anën e pushtetit, duhet të kesh frikë

0
764

 Deputetja e PD-së zgjedhur në qarkun e Dibrës Dhurata Çupi ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur mesnatën e kaluar në Burrel, ku një sasi eskplozivi shpërtheu para banesës së kreut të bashkisë Mat Nezir Rizvani.

Çupi thotë se nëse nuk je në anën e pushtetit duhet të kesh frikë nëse zgjohesh në mëngjes. Ajo i kërkon prokurorisë të zbardhë të vërtetën sa më parë.

“Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Burrelit mëngjesin e ditës së sotme. Një akt kriminal rrezikoi jetën e kryebashkiakut te Matit Nezir Rizvani. Krimi nuk kursen askënd në këtë vend. Nëse nuk je në anën e pushtetit duhet të kesh frikë nëse zgjohesh në mëngjes.
Nëse tenton të punosh për njerëzit e tu që të kanë votuar por nuk je në të njëjtën linjë politike me pushtetin ekzekutiv atëherë të rrezikohet madje edhe familja.
Kjo është një ngjarje tejet e rëndë e që duhet zbardhur plotësisht. I bëj thirrje prokurorisë që një orë e më parë të zbardhë të vërtetën e plotë të kësaj ngjarje”, deklaron Çupi.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here