Zbardhen te tjera pergjime nga dosja Habilaj

0
1104

Të tjera përgjime interesante janë zbardhur nga dosja me mbi 400 faqe e autoriteteve italiane për çështjen Habilaj, ku është përfshirë dhe emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

 

 

Në një prej përgjimeve të bëra në bordin e një automjeti të tipit Fiat “Bravo”, Moisi Habilaj flet me një prej bashkëpunëtorëve të tij të trafikut të drogës.

Dhe kjo sekuencë përgjimi të kujton pamje nga skenat e filmit “Narcos” të trafikantit më të madh të drogës në histori, Pablo Escobar, ku duke qenë se nuk mund të numëronte sasinë e madhe të parave që kishte dhe prandaj i peshonte ato.

Për një person të tillë flet edhe Moisi Habilaj në përgjimet e zbuluara nga autoritetet italiane.

Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, më datë 10 dhjetor 2013, teksa Mosi Habilaj ndodhej në bordin e makinës tip Fiat Bravo DG826NA, flet për “budallain” që peshon paratë.

pergjim

Në orën 19:20, Moisiu, i cili ndodhet në makinë, i thotë dikujt “Ku k… po ikën dhe ti”. Në makinë hyn Sabaudin Ccelaj (i njohur nga zëri) që flet me Moisiun duke e pyetur nëse ka shkuar nga Koli. Moisiu i përgjigjet “po”. Në 19:21 Moisiu thotë: Këto janë lekët e skafistit dhe shfryn. Në 19:24 Moisu thotë: I hodha 400 euro makinës këtë herë sepse nxehej. Në 19:25 Moisu dhe Sabi (Sabaudin Ccelaj) komentojnë që një burrë të cilin e quajnë “budalla”, i cili peshon sa lekë ka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here