Zbardhet deshmia ne gjyq e biznesmenit: Tahirin e njoh thjesht si minister

0
1194

Zbardhet dëshmia e dhënë sot para sallës së gjyqit në Elbasan nga biznesmeni O. S, që u arrestua një ditë më parë pasi nuk i ndaloi postbllokut të policisë, ndërsa në automjet iu gjetën 843 mijë euro dhe dy patenta për drejtimin e mjeteve lundruese në emër të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

 

 

Ndonëse gjykata vendosi të lërë në burg 25-vjeçarin, deri në sqarimin e gjithë ngjarjes, mësohet se ai ashtu si në versionin e parë, e ka justifikuar shumën e 863 mijë eurove si pagesë që duhet të bënte për blerje hekuri pranë kompanisë “Kurum”.

Ndërsa për dy patentat në emër të Saimir Tahirit, ai tha se: “Ato mund të jenë lënë aty nga shoferi i Tahirit me të cilin ka miqësi”.

I riu ka mohuar të ketë lidhje me Saimir Tahirin, ndërsa ka theksuar se thjesht e njihte si ministër dhe deputet.

Sakaq, Prokuroria e Elbasanit ka nisur verifikimet mbi aktivitetin e tij dhe nëse mund të justifikojë shumën që i është gjetur.

Ndja tij rëndojnë akzat për “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, “mosbindje ndaj urdhrit të Policisë” dhe “fshehje të të ardhurave”. Mësohet se, për shkak të shkeljeve të vazhdueshme të rregullave të qarkullimit rrugor, O.S., i ishte hequr leja e drejtimit.

ARRESTIMI
O.S u arrestua të mërkurën, ndërsa policia thotë zyrtarisht se arrestimi i tij është bërë pasi më datë 1 nëntor, në rrugën nacionale, në fshatin Balldren, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin “Land Rover”. Ndërsa nga kontrolli në mjet, iu gjetën e bllokuan një sasi e madhe eurosh, i cili pretendonte se do t’i përdorte për likuidimin e faturave, por të pashoqëruara me dokumentin e origjinës.
Megjithatë, në njoftimin zyrtar Policia nuk e përmend shumën e eurove të sekuestruara dhe as patentat në emrin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here