Kapshticë, vijon edhe sot kaosi në doganën greke, radhë të gjatë

0
803

Pas 14 oreve bllokim ditën e djeshme vijon sërish kaosi në doganën greke edhe sot.  Pala greke punon me regjistra vetëm në dalje ndërsa në hyrje të Greqisë lejohen vetëm persona me dokumentacion greke.

Bllokomi i shqiptarëve që duan të udhëtojnë për në Greqi sipas rregullave të zonës ‘Shengen’ ka sjellë radhë kilometrike. Nga pala helene deri tani nuk jepet asnjë një informacion zyrtar se kur do te normalizohet situata dhe kush janë shkaqet e bllokimit.

Dje kalimi në Kapshticë dhe në Kakavijë u bllokua për 14 orë, ndërsa pas kontakteve në nivel ministri u ra dakord për rihapjen e kufirit dhe lejimin e lëvizjeve përmes skanimit të pasaportave, por sot është e njëjta situatë vetëm në Kapshtice.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here