Merkata, shprese pas takimit ne bashki

0
754

Tregtaret: U tha qe do hapet per te permiresuar kushtet

Prej 3 ditesh merkata e mishit ne Rus vijon te jete e kyçur.

Tregtaret e merkates ne Rus pas takimit me kryebashkiaken kane bere me dije se kjo e fundit ka gjetur bashkepunimin e duhur me autoritetin e kontrollit ushqimor. Palet kane gjetur dakortesine qe merkata te ripahet pasi te jene plotesuar kushtet higjeno-sanitare, detyra keto te lena edhe nga AKU. Ndersa Bashkia Shkoder ka qene e prere ne deklaraten e saj, se nuk do te nderhyje ne godine pasi nuk disponon fonde te mjaftueshme. Per kete nderhyrja do te jete individuale e tregtareve, me qellim qe merkata te rihapet serish. Ndonese nuk ishte hera e pare qe merkata mbyllet per shkak te mos plotesimit te kushteve, serish nuk do te kete zgjidhje perfundimtare. E njejta skeme si dy vite me pare, ku Bashkia Shkoder dhe AKU kerkuan qe tregtaret te permiresonin kushtet duke e rihapur edhe ne ate kohe merkaten pas 1 jave qe qendroj e mbyllur. Edhe kete here tregtareve u eshte kerkuar qe te permiresojne kushtet, por pa nje nderhyrje rrenjesore duke e lene ne te njejten gjendje menaxhimin, qe i ngjan nje femije jetim. Godina per te plotesuar parametrat e kerkuar ka nevoje per rikonstruksion rrenjesor dhe jo arnime te pjesshme, qe mund ta rrezikojne ne nje te ardhme te afert te mbyllet serish.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here