45-vjeçarja Bardhe Përndoj, e cila u vetëdogj një ditë më parë konfirmohet se ka humbur jetën në spital.
Sipas dëshmive paraprake të të afërmve, Përndoj vuante nga probleme të shëndetit mendor. Kjo sipas tyre mund të jetë arsyeja që i ka dhënë fund jetës.
Një ditë më parë Policia e Lezhës raportoi se gruaja ishte vetëdjegur me benzinë për shkaqe ende të paqarta.
Ndërkohë edhe më parë 45-Vjeçarja kishte tentuar të helmohej.
Pas ngjarjes së një dite më parë, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve gruaja nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.