Paralajmërimi i Petrit Vasilit: Zhvillime të rëndësishme, brenda pak javësh kryeministri …

0
901

TIRANE– Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur Konvetën Kombëtare në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Në fjalën e tij, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka paralajmëruar zhvillime të rëndësishme në vend.

“Javë më parë në Kuvend paralajmërova se çfarë do të ndodhte, sot ju them se do të ketë të tjera zhvillime të rëndësishme, cështje javësh, që këtë kryeministër të degraduar do ta rrëzojnë nga pushteti”, tha Vasili.

Ai tha se LSI dhe opozita në tërësi, është e vendosur që së bashku me qytetarët të rrëzojë këtë pushtet “të parave të pista”.

“Pushteti është përpjekur të blejë me para të pista por ai pushtet nuk mundet dhe nuk do të blejë asnjeherë njerëzit e ndershëm, të lirë dhe zërat që janë kundër. Në Shqipëri ka shumë dinjitet dhe ne do përballemi me të keqen dhe ne do ta mundin se paratë e pista nuk e blejnë dot as zemrën e bardhë të LSI, artistët, gazetarët e pavarur. Por do të ishte dy herë fatkeqësi në këtë vend nëse Ramën, krimin do të shkulim me vlerat e pavdekshme, do ta zhdukim me ata që varfërohen, do ta ulim, do ta rrëzojmë me qindra mijëra të rinj që duan një Shqipëri të pastër e jo të ndryrë me drogë e krim, ashtu si ky shkollëpaku ka dashur ta mbushë Shqipërinë.

Ky nuk qeveris dot se ia ka zënë frymën lidhjet me krimin, e kanë asfiksuar dhe ia kanë kthyer në një azmë politike dhe mendimi, nuk i bën derman asnjë batalion me breshka”, vijoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here