Propozimi i Majkos: Ja si do të votojnë emigrantët

0
952

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko i ka dorëzuar Komisionit të Reformës Zgjedhore një dokument, që mund të shërbejë si manual për regjistrimin e emigrantëve që jetojnë jashtë Atdheut.

Ky dokument thotë se “një opsion i reformës zgjedhore është që votuesve jashtë vendit t’u mundësohet pjesëmarrja në:  zgjedhjet e përgjithshme legjislative dhe referendumet kombëtare, duke përjashtuar zgjedhjet lokale.

Sipas propozimit të Majkos regjistrimi duhet të ndodhë në tre mënyra:

  1. duke bërë një kërkesë për këtë qëllim me anë të postës
  2. nëpermjet postës elektronike duke ju drejtuar një strukture të posaçme të krijuar pranë institucionit përgjegjës (pranë KQZ-së), i cili do të merret me procesin e regjistrimit të votuesve.
  3. duke u paraqitur në misionet diplomatike të Shqipërisë

Ndërkohë, për votimin e emigrantëve në këtë dokument janë parashikuar dy mënyra, votimi i drejtpërdrejtë në qendra të posaçme dhe ai me postë. Votim i drejtpërdrejtë do të bëhet në qendra të posaçme të ngritura jashtë Shqipërisë, ku procesi do të bëhet njësoj si brenda vendit.

Ndërsa votimi me postë, do të bëhet duke marrë fletën e votimit nga interneti apo me shërbim postar dhe procesi i dërgimit të votës për në Shqipëri do të bëhet me një shërbim special poste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here