Rama: Nuk jam dakord me gjithçka qe thote ambasadori amerikan por dakort me gjithçka qe ben per Shqiperine

0
1013

Si çdo të dielë, edhe sot Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ‘komunikimin javor’, ku në fokus ishte raporti italian për luftën kundër trafikimit dhe kultivimit të kanabisit. Rama e cilësoi raportin si një sukses dhe paralajmëroi se do të ngrihet një Task Forcë Speciale kundër krimin të organizuar.

Ndër të tjera Rama tha se falenderon të gjithë miqtë që kanë dhënë kontribut në luftën ndaj krimit të orgaznizuar. Ai tha se me ambasadorin amerikan nuk është dakord për ato që ai thotë, por për ato që ai bën për Shqipërinë.

“Me ambasadorin amerikan nuk jam dakord me gjithçka çfarë thotë, por jam dakord me gjithçka që bën për Shqipërinë. Gjithashtu përshëndes të gjithë miqtë që na mbështetin në këtë fazë të dytë për të bërë shtet si qeverinë italiane dhe gjermane, që kanë sjellë ekspertët e tyre për operacionin ‘Forca e Ligjit’. Do të na bashkohen edhe agjentë të tjerë të FBI kundër krimit të organizuar dhe krimit ekonomik, që do të japin eksperiencën e tyre në Shqipëri. Do luftojmë me krimin e organizuar dhe për tia kthyer popullit paratë e përfituara me anë të krimit. Do marrim kontrollin e burgjeve, ku deri më sot ka bërë çfarë ka dashur tepsia”- tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here