Task-Force/Vasili me ironi: Kryeministri i krimit të organizuar do luftojë krimin e organizuar??

0
849

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama në ‘komunikimin Javor’ se nesër do të miratohet Task Forca Speciale për të luftuar krimin e organizuar. Përmes një statusi në Facebook. Vasili shprehet me ironi dhe thotë se duhet Task Forcë popullore që të largojë kryeministrin.

Statusi i Petrit Vasilit: 

Kryeministri i krimit të organizuar do luftojë krimin e organizuar??
Kryeministri na tha se qeveria do miratoka Task Forcë në policinë e shtetit për të luftuar krimin e organizuar.
Kryeministri i krimit të organizuar qeveritar do luftoka krimin e organizuar ha ha ha. Gajasje e madhe shumë.
Megjithatë një meritë duhet t’ja njohim shkollëpakut që gënjen me seriozitet dhe nuk qesh.
Duhet Task Forcë popullore që të largojë kryeministrin që i tha policisë hidhni kapelet bëni vota për rilindjen dhe u përqafua me kriminelët dhe trafikantët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here