Vizita dy ditore – Kadri Veseli bashkon në Kosovë Ruçin, Spahon dhe Vasilin

0
968

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi nis nesër një vizitë dy ditore në Kosovë, me ftesë të homologut Kadri Veseli.

“Gjatë kësaj vizite, Ruçi do të shoqërohet nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste  Taulant Balla, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike  Edmond Spaho dhe nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili”, sqaron zyra e shtypit të Kuvendit.

Në këtë vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, Ruçi, dhe delegacioni që e shoqëron do të priten në një takim të veçantë nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Pas takimit, dy homologët do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për mediat.

Ruçi do të pritet në disa takime të tjera dypalëshe nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës  Ramush Haradinaj.

Pjesë e axhendës së takimeve do të jenë edhe kryetarët e partive opozitare në Kosovë si z. Visar Ymeri, Kryetar i Partisë Vetëvendosje, dhe z. Isa Mustafa Kryetar i Partisë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ruçi do të zhvillojë homazhe edhe tek varreza e ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rrugova dhe në Prekaz tek varri i Komandantit Adem Jashari​.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here