Një 20-vjeçari i është bërë atentat me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës. I plagosuri Hermes Beqiri është transportuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë. 20-vjeçari ka vetëm një plumb në bark, por trajektorja e plumbit i ka prekur shumë organe duke bërë që të humbasë një sasi të konsiderueshme gjaku.

Gjatë të shtënave nga Elvis Hoxha në drejtim të Hermes Beqirit, plumbi ka mbetur në trupin e këtij të fundit.

Për rreth 8 orë, 20-vjeçari ka qëndruar në sallën e operacionit në spitalin e Shkodrës, dhe më pas në orët e vona të natës është transportuar me autoambulancë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Hermes Beqiri vazhdon që të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia pak pas plagosjes, arrestoi në fshatin Grudë autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin Elvis Hoxha, bashkë me armën e krimit automatik kallashnikov. Dy të rinjtë kanë patur një konflikt me përpara, gjë e cila më pas ka sjellë edhe ngjarjen e rëndë.

 

 

 

LEAVE A REPLY