Viti 2017 është një nga vitet më të ngrohta, sipas shifrave të përkohshme nga Organizata Botërore Meteorologjike.

WMO thotë se ka gjasa të ketë qënë viti më i nxehtë në mungesë të fenomenit El Niño.

Shkencëtarët argumentojnë se trendi afatgjatë i ngrohjes globale i nxitur nga aktivitetet njerëzore vazhdon të jetë i pandryshuar.

Ata thonë se shumë prej ngjarjeve të jashtëzakonshme të motit që janë parë këtë vit mbajnë shenjat dalluese të ndryshimeve klimatike.

Në ditën e hapjes së bisedimeve kyçe të klimës të OKB për këtë vit, hulumtuesit nga WMO kanë paraqitur gjendjen vjetore të raportit të klimës globale.

Studimi i ri mbulon vetëm periudhën janar-shtator 2017 dhe WMO thotë se temperatura mesatare globale ishte 1.1C mbi shifrën para-industriale.

Analiza sugjeron që 2017 ka të ngjarë të ketë qënë  0.47C më ngrohtë se mesatarja e periudhës 1981-2010.

“Ne kemi qenë dëshmitarë të motit të jashtëzakonshëm, duke përfshirë temperaturat më të larta 50C në Azi, uragane rekorde në Karaibe dhe Atlantik, duke arritur deri në Irlandë, përmbytjet shkatërruese të monsonit që preken miliona njerëz dhe një thatësirë të pamëshirshme në Afrikë”- tha sekretari i përgjithshëm i WMO Petteri Taalas.

LEAVE A REPLY