Andi Bushati: Ky eshte momenti me i veshtire i qeverise Rama ne 5 vite

0
1296

I ftuar në rubrikën ’Opinion’ në News24, analisti Andi Bushati tha se ky nuk është momenti i duhur për të rrëzuar Edi Ramën edhe pse ky është momenti më i vështirë i qeverisë Rama në 5 vite. Ai tha se nuk zgjidhet gjë duke rrëzuar Ramën nga pushteti duke marrë si shembull rrëzimin e qeverisë Berishës dhe Nanos.

 

 

“Besoj se ky është momenti më i vështirë i Rilindjes. Ka një nxitim nga LSI dhe PD kundër Ramës dhe hajde ta rrëzojmë. Problemi është a nxjerrim gjë me rrëzimin e Ramës? Ne kemi bërë akuza dhe me Berishën dhe me Nanon dhe asgjë nuk është zgjidhur. Rama është rreshtuar në anën e keqe të historisë. Pra sot jemi në një moment që na jep mundësinë jo vetëm për të parë si qeveris Rama, por edhe për të parë një vijë ndarëse mes atyre që janë në kampin e të keqes dhe ata që janë në luftë me të keqen.

Sot qeveria Rama është më keq se kurrë. Sot u shpall një aksion i ri për ata që vjedhin ujin. Si mund t’i thuash një qytetari që do ndëshkohesh për ujin e pusit që e ka hapur vetë, ndërkohë që lulëzon trafiku i drogës. E vetmja ‘tullë’ që ka Rama është se kur bën llogaritë njerëzit thonë ore ky ka bërë këto mëkate, por a ka një alternativë më të mirë”- tha Andi Bushati.

A janë protestat mekanizmi i duhur për të rrëzuar kryeministrin Rama?
Sot ka një pyetje që mendoj shumë shqiptarë që duan që gjërat të shkojnë për mirë në këtë vend e bëjnë. Si do të ishte situata sot pas skandalit Tahiri, pas diskreditimit të kësaj qeveris sikur Lulzim Basha mos të ishte tallur me çadrën.

Atëherë qeveria thoshte se nuk hyjmë në zgjedhje se qeveria është e lidhur me drogën etj. Nga përgjimet u vërtetuan ato që u thanë në çadër. A ia vlen kjo opozitë e Bashës ta rikreditojmë përsëri? Opozita thotë protesta por për çfarë do i përdorë? Për të bërë krerët e saj disa pazare më shumë. Edi Rama është më i rrënuar se kurrë por mbrohet me atë që nuk ka alternativë, e vetmja kredo që i ka mbetur.

Arrestimi i 25-vjeçarit në Elbasan, pse u ndalua pikërisht ai, pse iu bë kontroll makinës? Pse ishte subjekt për t’u ndaluar nga policia? Ka dyshime për këtë…
Që nga e premtja që ndodhi ngjarja kemi dy rrëfime paralele. Nga njëra anë janë ata që e kanë pasqyruar ngjarjen si aksident. Një djalë i ri, lëviz me 86 mijë euro, e arrestohet. D.m.th rastësi.

Ka nga ata që kanë dyshime e nuk e besojnë se ishte rastësi. Të gjithë drejtojmë dhe e dimë që kontrollet e policisë nuk janë aq të shpeshta dhe kemi parë që lihen të kalojnë ata me makina ta shtrenjta. Ka qenë e parapërgatitur. Mund të jetë një goditje për të shkuar drejt hetimit të Tahirit. Shpesh në këto 5 vjet, në shtetin e rilindjes, ndodh një fenomen. Ajo që thuhet e vërtetë sot, del gënjeshtër e madhe butaforike. Po të shikojmë komunikatën e parë të policisë, duket që është mashtrim. Nuk u tha emri, nuk u tha se kishte precedentë. Nuk u tha shuma e parave. Pra, po t’i kthehemi komunikatës, policia më shumë se ka dashur të informojë publikun, ka qenë e prirur ta zvogëlojë, ta zbehë.

Policia e ndaloi, policia e konfirmoi që janë gjetur këto gjëra?
U kap me shumë para, shumë para për një shqiptar të thjeshtë janë 5 mijë euro jo 860 mijë euro. Edhe për një europian janë shumë. Të thuash që u kap dikush me shumë para dhe të thuash se u kap dikush me rreth 1 mln dollarë është tjetër.

Opozita tjetër, si duket gjuha e përdorur nga LSI?
Me të drejtë ju bën përshtypje gjuha e LSI-së. Edhe mua më bën përshtypje dhe shpesh më duket artificiale. Një shqiptar normal kur sheh sot LSI-në të flas me atë ashpërsi, ngre pyetjen, ore këta nga marsi kanë ardhur.

Kur në fillim shtypi shqiptar ziente për avionët e drogës, Ilir Meta thoshte se janë mushkonja. Në këtë kuptim LSI-ja sot po thotë gjërat e duhura, po besueshmëria e saj në atë që thotë është shumë e vogël. Sepse këtu është bërë refren, kur jemi në pushtet vizatojmë një Shqipëri rozë, kur jemi në opozitë të zezë. Po ky kalim nuk mund të bëhet për 2-3 muaj. LSI-së do i duhet shumë kohë të bindë shqiptarët se ajo që thotë është në interes të publikut dhe jo partisë.

E ardhmja e afërt e kësaj shoqërie…
Ne dimë që çdo shpërthim ka nevojë për një valvul. Ne nuk kemi valvul për momentin dhe kjo e bën çdo shpërthim të vështirë. Çdo qytetar i ndërgjegjshëm po të ulesh në kafe, njerëzit thonë unë do preferoja të mos i rrisja fëmijët këtu. Njerëzit zgjedhin alternativa individuale. Kjo nuk është vetëm pasojë e pushtetit të kriminalizuar të Ramës por rrjedhojë zhgënjimesh njëri pushtet pas tjetrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here