Basha thirrje kryeministrit: Largohu njehere e mire prej kesaj qeverie!!

0
933

Pak pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, kryedemokrati Lulzim Basha lëshoi akuza në drejtim të qeverisë ‘Rama 2’. Në një komunikim për gazetarët jashtë selisë blu, Basha bëri thirrje për largimin njëherë e mirë të kësaj qeverie.

 

 

Mes të tjerash ai foli për bashkëqeverisje me qytetarët, ashtu sikur kryeministri Edi Rama.

“Edi Rama është kryeministri i rënë moralisht. Mjaftoni të shikoni analizën e Guardia Di Financia. Në 2013-ën 300 parcela droge, në 2014 800 parcela droge, në 2015 1400 parcela droge, 2016 2086 parcela të zbuluara vetëm nga Guardia Di Financa. Këtë vit që kultivimi i drogës nuk është si në 2016-ën, Edi Rama bërtet fitoren. Por nuk është as ai dhe as Policia e korruptuar e Ccakos përgjegjëse për këtë rënie të prodhimit. Janë vet qytetarët, hallexhinjtë. Arsyeja është çmimi. Shkoni në Tepelenë, më lirë do të blini kanabisin se sa çajin e malit, 50-80 euro kg e kanabis. Pasi mijëra tonelata kanabisi të prodhuara kryesisht në 2016 presin të trafikohen drejt Europës. Dhe trafikohen ditë për ditë. Jemi në kushtet e një narko-republike. Zgjidhja e vetme është largimi një orë e më parë i Edi Ramës, një qeveri anti mafia. Këtë nuk mund ta bëj Rama, me marrëzirat e tij si ‘plane sekrete’. Qeveri anti mafia për të realizuar reformën zgjedhore. Kemi një strategji, e cila po shpaloset ditë pas dite. Kjo javë që ka nxjerrë në pah edhe trafikun e parave cash të trafikut të drogës, si ato që u kapën në Elbasan dhe u mbajtën të fshehta nga Rama, është një javë përballje totale e opozitës sic ka nisur sot në komisionet parlamente, sikur do të vijojë edhe ditën e enjte në seancë plenare. Faktet bëhen publike dhe opozita eshte e angazhuar.” tha Basha.

Teksa u pyet lidhur me reformën zgjedhore Basha shtoi se: “Reforma zgjedhore do të nis atëherë kur vendi të ketë një qeveri antimafia, e cila në vend që ti përdor kriminalët për të blerë vota, t’i çoj ata para drejtësisë dhe t’i lërë shqiptarët që të vendosin të lirë me votën e tyre”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here