Moti me reshje shiu, sipas meteorologeve rrezikojme permbytje

0
1491

Orët e vona të pasdites dhe dita e nesërme sjellin reshje shiu, që sipas meteorologëve rrezikojnë të sjellin edhe përmbytje.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit: Sot pasdite vonë rifillojnë reshje, kryesisht në zonën jugperëndimore. Nesër (dt.07) reshjet do të përfshijnë të gjithë territorin. Lokalisht, mbi 50mm/24orë në qarqet Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, kryesisht në terrenet malore dhe pranë tyre.

Në fund të ditës së nesërme, (DT.07) ekziston mundësia e problemeve të përmbytjeve të vogla urbane, në varësi të gjendjes së rrjetit të kanalizimeve.

Temperaturat

Gjatë ditës së nesërme, sipas IGJEUM, temperaturat ekstreme të ajrit pritet të luhaten:

Në bregdet: Temperaturat minimale do të zbresin deri në 12 °C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 19 °C.

Në vendet e ulëta – përkatësisht 9 / 15 °C.

Në vendet malore – përkatësisht 5 / 11°C.

Ndërkohë Meteoalb parashikon që temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm gjatë mëngjesit, por një rënie të lehtë sjellin orët e mesditës, si pasojë e vranësirave.

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke krijuar në det dallgë 5 ballë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here