Rama: Aksion për pastrimin e lumenjve, plani i masave

0
973

Kryeministri Rama deklaroi sot se ministria e Turizmit do nisë operacion kombëtar për pastrimin e shtretërve të lumenjve.

“Për kryetarët e bashkive që kanë lumenj kanë ngritur shqetësimin e abuzimit dhe devijimit për qejf të shtretërve të lumenjve. Kjo ka sjellë përmbytje, që shkaktojnë dhjetëra miliona dëme në mbarë vendin.

Këtë do ta ndalojmë menjëherë, marrjen e materialeve inerte nga lumenjtë dhe të fillojmë betejën kundër erozionit. Nga 15 nëntori të gjitha subjektet që do verifikohen në shtretërit e lumenjve do të procedohen në zbatim të kuadrit ligjor në fuqi dhe do iu sekuestrohen mjetet.

Ministria e Turizmit do nisë operacion kombëtar për pastrimin e shtretërve të lumenjve që dëmtojnë sistemin. Brenda 2018 do merren masa që në tërësi të kemi një përmirësim të kësaj situate, duke ndaluar rreptësisht mbetjet urbane dhe shkarkimin e ujerave të patrajtuara nëpër lumenj” deklaroi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here