Rritja e çmimit te Karburanteve

0
798

Perdoruesit e automjeteve: Qeveria lejon spekulantet !

Me 5 deri ne 10 leke eshte rritur çmimi i karburantit ditet e fundit ne tregun me pakice. Ndonse zyrtarisht askush nuk ka njoftuar apo arsyetuar rritjen e ketij çmimi, shtimi i takses doganore dhe akzises, sipas tregtareve te karburantit, ka ndikuar ne ngritjen e çmimit. Per perdoruesit e automjeteve, si ata qe punojne me pasagjere ashtu dhe  familjaret, kjo rritje eshte e pajustifikuar dhe, sipas tyre, pergjegjesia kryesore bie mbi Qeverine qe nuk luan rolin e rregullatorit per raste te tilla:

Drejtuesit e mjeteve ne rajonin e Shkodres, evidentojne edhe faktin tjeter per diferencen qe ka çmimi i karburanteve ne zonen Lezhe – Tirane- Durres me Shkodren.

Sipas drejtuesve te mjeteve, organet shteterore kopetente nuk luajn rolin qe u takon per kontrollin sistematik te pikave te karburanteve. Ato mjaftohen vetem me kontrollet nga inspektoret e tatim – taksave, nderkohe qe per spekulimet ne çmime  dhe cilesine e karburanteve fatkeqesisht nuk behet fjale per kontrolle.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here