Shkatërrohet banda e drogës në Itali, 2 shqiptar në pranga

0
946

Sipas asaj që raportohet në mediat Italiane, në pranga ka rënë  shqiptari Nik Dauti 38- vjeçar, i njohur si “Besnik”, si dhe Artur Mahmutaj, 37- vjeç.

Arrestimi i tyre është bërë gjatë një operacioni në Itali i cili përfundoi me sekuestrimin e 75 kilogramëve kokainë në portin e Gjenovës, nga ku më pas do të shpërndahej më tej nëpër Itali.

Shkatërrimi i bandës që trafikonte kokainë ka ardhur pas arrestimit të një italiani 45- vjeçar i identifikuar nga mediat si Massimo Roça, 45 vjeç, i cili tashmë është në burg dhe konsiderohet si personi përgjegjës për trafikimin e drogës.

Përgjimet e realizuara nga autoritetet italiane kanë çuar në zbulimin dhe dokumentimin e të gjithë aktivitetit kriminal të bandës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here