Akademia e Shkencave, Nikolla: Fondi për kërkimin shkencor për 2018 është 480 mln

0
857

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla deklaroi se buxheti i Akademisë së Shkencave nuk është në varësi të institucionit që ajo drejton, por nga kryeministri.

 

 

E pranishme në Komisionin e Medias, ajo theksoi se granti për kërkim shkencor në Akademi është 480 milionë lekë për 2018-ën.

“Buxheti Akademisë së Shkencave nuk është në varësinë tonë. Është në varësi të kryeministrisë. Granti i buxhetit për kërkimin shkencor është 480 milionë lekë për 2018, ky është fondi për kërkimin shkencor. Kryeministri pas një viti debatesh dhe grupe pune ka iniciuar një proces jo vetëm me Akademinë, por me shkencën.”, tha Nikolla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here