Deputetja e LSI-se Gjosha: Ne takim nuk u degjuan studentet por vetem kryeministri

0
919

“Një show ekselent me studentët e ekselencës!”. Kështu e quan ish-ministrja e Integrimit, deputetja e LSI-së Klajda Gjosha takimin e kryeministrit Edi Rama me studentët e ekselencës. Pas këtij takimi ajo ka reaguar me një status në “Facebook, ku shkruan se nuk u dëgjuan studentët por vetëm kryeministri.

 

 

“Në një takim me ta, gjithkush nga ne do kish dashur të dëgjonte zërin e tyre, të vërtetën e tyre. Por Jo, edhe këtë radhë dëgjuam vetëm Kryeministrin.
Kjo e ka një arsye, frika nga realiteti! A i pyetët studentët Z. Kryeministër se përse të gjithë kërkojnë të largohen nga Shqipëria? A i pyetët se si prindërit e tyre sakrifikojnë çdo gjë për t’i arsimuar ata? A i pyetët se sa të neveritur janë nga tepsia juaj që kurrë nuk krijoi asnjë mundësi për ta? A i pyetët se çfarë mendojnë ata për situatën e përfshirjes së krimit në politikë që po vret çdo ditë shpresën e tyre?
Normal që nuk i pyetët sepse ju intereson më shumë shfrytëzimi i figurës tyre të pastër ulur pranë jush! Por sot nuk ka asgjë që shlyen borxhin e madh që ju i keni të rinjve “Shqipërinë Normale” ku ata duan të jetojnë!”, shkruan Gjosha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here