Faskaj: Kemi verifikuar grupet kriminale dhe lidhjet me biznesin

0
2030

Po prezantohen detaje nga operacioni “Forca e Ligjit”, në Ministrinë e Brendshme, ku të pranishëm janë zyrtarë të lartë shqiptarë, por edhe ambasadorët e huaj, përfaqësues të FBI e prokurorë. Drejtori i hetimit të krimit të organizuar në Policinë e Shtetit, Idajet Faskaj, deklaroi se është bërë verifikimi i të gjitha grupeve kriminale që operojnë në vend.

“Lufta kundër krimit të organizuar është prioritet i qeverisë dhe policisë. Policia është në një fazë që ka arritur sukses kundër kultivimit të kanabisit, por kjo nuk është e mjaftueshme nëse nuk do veprojmë kundër krimeve kriminale, që financojmë paratë e fituara nga ky aktivitet në ekonominë e vendit. 11% e grupeve kriminale në trafiqe të paligjshme, 18% të tjerë në aktivitetin ekonomik. Ne kemi bërë verifikimin e të gjitha grupeve, duke përcaktuar elementet kyç, kur ata kanë kryer vepra penale, si dhe janë përcaktuar lidhjet me biznese, qoftë legale apo ilegale. Jemi në fazën kur policia do përballet me luftën kundër këtyre grupeve, me në krah dhe institucione të tjera. Task-Forca do shtrihet në dy nivele, qendrore dhe rajonale, që do kenë oficerët e policisë gjyqësore, janë katër njësi hetimore. Njësi tjetër e rëndësishme është ajo e bashkëpunimit ndërkombëtar, pasi 40% e tyre janë të shtrirë dhe jashtë vendit. Ka specialistë që janë të gatshëm të kryejnë çdo lloj hetimi, duke bërë koordinimin me partnerët për shkëmbimin e informacionit. Në çdo drejtori vendore do ketë drejtues të njësisë, në koordinancë me Task-Forcën qendrore, për të kryer të gjitha veprimet operacione dhe aksionet e përbashkëta për goditjen e krimit. Policia e Shtetit i ka kapacitetet e duhura për të përballur këtë sfidë.”, tha Faskaj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here