Policia italiane kap dy shqiptare me 2ml euro heroine ne banese

0
1307

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane ne Padova pasi akuzohen si trafikantë droge.  Media italiane PadovaToday shkruan se në banesën e B.A 33 dhe K.D 32 vjeç janë gjetur rreth 60 kg heroinë me vlerë përfitimi në treg mbi 2 milionë euro.

 

 

Prej vitesh banorë në qytetin e Padovës, dy shqiptarët fshihnin në apartamentin e tyre heroinë të paketuar në pako të vogla.

Që prej korrikut të 2017, autoritetet italiane po ndiqnin dy shqiptarët pas shkatërrimit të një bande trafikantësh droge që çoi në arrestimin e 8 personave e denoncimin  e 4 të tjerëve.

Të gjithë ishin  shtetas shqiptarë vetëm njëri prej anëtarëve të bandës ishte shtetas italian nga qyteti i Padovas.

Në banesën e shqitparëve të arrestuar u gjetën dhe instrumente për përgatitjen, presimin e konfeksionimin e heroinës. Të rinjtë shqiptarë janë tashmë në paraburgim në pritje të dënimit të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here