Thursday, April 18, 2024
Home Kronika Asgjesohet banda që trafikonte kanabis në shkollat e mesme, 10 shqiptarë në...

Asgjesohet banda që trafikonte kanabis në shkollat e mesme, 10 shqiptarë në pranga

0
880

Përveç tyre, janë arrestuar edhe 8 shqiptarë të tjerë (ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim), si dhe dy shtetas grekë.

Sipas komunikatës së policisë, banda e sillte drogën e llojit kanabis nga Shqipëria dhe e magazinonte në banesat e dy “kapobandave”. Pastaj, ua dispononte pjesëtarëve të tjerë, që kishin për detyrë t’ua shpërndanin përdoruesve. Një pjesë e mirë e drogës trafikohej në shkollat e mesme dhe konkretisht në zonat Zografos, Kesariani, Vyrona dhe Pagrati. Çmimi i shitjes së kanabisit ishte 5-8 euro për gram.

Policia thotë se banda ka trafikuar më shumë se 12,5 kg kanabis dhe fitimi total ishte mbi 100.000 euro.

Gjatë kontrolleve në banesat e dy krerëve të bandës u gjetën dhe u sekuestruan: 1,5 kg kanabis, një shumë prej 8.000 eurosh, një pistoletë, si dhe 12 telefona celularë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here